Këto janë dy simptomat e reja të variantit Omicron të COVID-19 NULL NULL 30.12.2021 18:18 30.12.2021 18:18 Varianti Omicron po vazhdon të përhapet me simptoma që mund të mos i kishit pritur. Omicron tani është lloji më dominues i COVID-19 në SHBA dhe numrat janë ende në rritje. Rastet me këtë variant po shfaqin dy simptoma të reja, ajo e të vjellave dhe humbja e oreksit. Sipas ekspertëve, këto simptoma nuk u shfaqën me variantin Delta, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Simptomat më të zakonshme të variantit Omicron ngjajnë me simptomat e tjera të COVID-19. Simptomat, të cilat kanë qenë më pak të rënda se llojet e mëparshme, përfshijnë lodhjen, dhimbjet e muskujve dhe gërvishtjen e fytit. Humbja e shijes dhe nuhatjes është më pak e zakonshme në këtë variant të ri.