Këto janë arsyet pse duhet të konsumoni më shumë patate NULL NULL 04.06.2021 09:10 04.06.2021 09:10 Konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme viteve të fundit është rritur në masë të madhe gjë që shpesh është e pashmangshme për shkak të dinamikës së kohës. Ngrënia e tepërt e çdo lloji ose grupi ushqimi (siç janë karbohidratet) nuk është e shëndetshme dhe disa hulumtime sugjerojnë se ngrënia e shumë produkteve të patates mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut. Por, në këtë ndikon krejtësisht mënyra e përgatitjes dhe konsumimit të patates (siç është skuqja) që shkakton efekte negative. Në fakt, patatet përmbajnë shumë vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme për shëndetin, shkruan Independent, transmeton klanksova.tv. Vitamina C Njerëzit zakonisht e lidhin vitaminën C me portokallin dhe agrumet. Por, një burim i rëndësishëm i vitaminës C në dietat britanike gjatë shumicës së shekullit të 20-të është edhe patatja. Mesatarisht, një patate e vogël (150g) na siguron rreth 15 për qind të sasisë së nevojshme të vitaminës C. Vitamina B6 Vitamina B6 është një faktor i rëndësishëm në trup. Ndihmon mbi 100 enzima në trup që të funksionojnë si duhet, duke i lejuar ato të zbërthejnë proteinat – një proces kyç për funksionimin e mirë të nervave. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse B6 është e lidhur me shëndetin e mirë mendor. Një patate e vogël përmban rreth një të katërtën e konsumit ditor të rekomanduar të një të rrituri të B6. Kaliumi Kaliumi në qelizat tona është i rëndësishëm për rregullimin e sinjalizimit elektrik në muskuj dhe nerva. Pra, nëse sasia e kaliumit në trup është shumë e lartë ose e ulët, ai mund të ndalojë punën e zemrës. Patatet e pjekura dhe të fërguara përmbajnë sasi më të madhe të kaliumit sesa patatet e ziera, pasi përmbajnë një të tretën e sasisë së rekomanduar ditore. Kjo është për shkak se patatet e ziera mund ta humbasin gjysmën e sasisë së kaliumit në ujë gjatë zierjes.