Këto fotografi të bebeve do t’ua kënaqin shpirtin NULL NULL 12.03.2017 20:16 12.03.2017 20:16 Anne Geddes është fotografja më e famshme e foshnjeve në botë. Në karrierën e saj të gjatë tre dekadëshe, fotografja australiane që jeton në New York ka lënë gjurmë në botën e fotografisë duke shkrepur fotografi të qindra fëmijëve, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Ajo së fundi ka botuar librin e saj retrospektiv “Anne Geddes: Botë e vogël” që përfshin disa nga fotot e saj më të famshme, si dhe fotografi të bebeve të pa para më herët.