Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këtë vit Kosova bëhet me harta zonale

NULL NULL
01.03.2017 12:44

Ferat Shala, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të mërkurën ka mbajtur një konferencë së bashku me Brahim Selimajn, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale në sektorin e ndërtimtarisë.

Gjatë këtij takimi, Shala dhe Selimaj kanë folur për të përpiluar hartën zonale, e cila i mungon sektorit të planifikimit dhe ndërtimit.

“Ndërtimi i këtyre hartave, do të bëhet në koordinim në mes pushtetit qendror the atij lokal. Ndërtimi i kësaj harte ka filluar në disa komuna. Dy prej tyre janë Ferizaj dhe Skenderaj. Puna në këto qytete veç se ka filluar dhe jemi ne proces të punës me 15 nivele tjera komunale. Kështu do të vazhdojmë me të gjitha komunat e tjera. Brenda këtij viti kalendarik do të kemi hartën zonale komunale dhe hartën zonale të Kosovës”, ka deklaruar Shala, raporton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.