Këtë të premte ju pret finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova – kush po e fiton? (VIDEO) NULL NULL 20.01.2025 23:28 20.01.2025 23:28 E premtja e 24 janarit është e rezervuar vetëm për edicionin e tretë të formatit më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova, sepse është finalja e madhe. Këtë të premte duke filluar nga ora 21:00, pas afër 100 ditëve, do të zhvillohet finalja e edicionit të tretë të BBVK-së, derisa gara po vazhdon të jetë e ashpër mes pesë finalistëve, transmeton Klankosova.tv. Vullneti, Xheneta, Driloni, Sara dhe Xuxi janë të pestë konkurrentët që synojnë çmimin e madh prej 160 mijë eurosh. Por, cili prej tyre do të triumfoj? Këtë e zbulojmë bashkë këtë të premte, derisa e tëra varet nga ju dhe SMS që ju i dërgoni. Prandaj, vazhdoni të votoni sepse ka mbetur shumë pak kohë deri në zbulimin e emrit të fituesit apo fitueses së këtij edicioni të këtij projekti gjigant të televizionit, i cili në Kosovë po realizohet për herën e tretë. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.