Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këta janë të arrestuarit në aksionin kundër fajdeve në Prizren

NULL NULL
11.03.2026 16:43

Tre persona nga e njëjta familje janë arrestuar në aksionin e sotëm kundër fajdeve në Prizren.

Klankosova.tv merr vesh nga burimet se në prangat e policisë ranë Eduard dhe Anton Kaçinari, të cilët dyshohen për “fajde dhe detyrim”, derisa Robert Kaçinari për “armëmbajtje pa leje”.

Policia ndërkaq ka publikuar edhe pamje nga operacioni i arrestimit.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e të cilave është rreth 1 milion euro.

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro (VIDEO)

lajme të ngjashme