Këta janë kandidatët fitues në primaret e PD-së në qarqe NULL NULL 02.03.2025 11:43 02.03.2025 11:43 Partia Demokratike ka mbajtur Primaret për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë. Në Qarkun e Tiranës ndër më të votuarit është dhe Jorida Tabaku qe rezulton të jetë e para ndër zonjat. Ndërsa kandidatët me më shumë vota janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza. Në Primaret e PD-së në qarkun e Durrësit më i votuari renditet kandidati Igli Cara me 622 vota. E dyta renditet Manjola Luku me 424 vota e ndjekur nga Aulon Kalaja. Në qarkun e Korçës më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati, i dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho, i ndjekur pas nga Ledina Alolli dhe Andrea Mano. Në Fier më i votuari ka rezultuar Eduard Sharka, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi. Në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili. Në primaret e zhvilluara për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani. Fitues në rang qarku në Lezhë ka rezultuar Gjin Gjoni, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala dhe deputetja Elda Hoti. Në qarkun Shkodër ish-kryebashkiaku Bardh Spahia rezulton më i votuari. Ftues i primareve në Kukës u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra. Për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi. /A2CNN/