Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LDK-së NULL NULL 20.02.2025 13:46 20.02.2025 13:46 Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Foto nga Facebooku. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet për deputetë. Kur janë procesuar 90.41 për qind e votave, kjo është 10-shja më e votuar e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit si kandidat për kryeministër ka arritur t’i marrë 109 mijë e 202 vota. E dyta për nga pesha renditet, Doarsa Kica-Xhelili, e cila është votuar hiç më pak se 44 mijë e 738 herë. Vendin e tretë e zë njëra prej deputeteve më të zëshme të legjislaturës së kaluar. Hykmete Bajrami, mori 41 mijë e 796 vota. Vendin e katërt në listë e zë Kujtim Shala, me 37 mijë e 886 vota. Anton Quni, ka arritur t’i marrë 27 mijë e 292 vota, e pas tij vjen ish-kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Haziri mori 27 mijë e 260 vota. E shtata me radhë është Jehona Lushtaku – Sadriu. Ajo në këto zgjedhje mori 22 mijë e 122 vota. Top 10-shen e LDK-së e plotësojnë tre kryetarët aktual të komunave, Pejës e Vitisë dhe Lipjanit. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i ka 18 mijë e 397 vota. Kurse, Gazmend Muhaxheri e Sokol Haliti, i kanë 15 mijë e 300 përkatësisht 12 mijë e 889 vota. Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë kjo renditje deri në procesimin e plotë të votave. / Klankosova.tv Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LDK-së *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 9 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 9 orë më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 10 orë më parë