Këta artistë u futën sivjet në Rock & Roll Hall of Fame NULL NULL 09.04.2017 21:42 09.04.2017 21:42 Ndër arritjet më të mëdha që një artist muzikor mund t’i ketë është edhe futja në Rock & Roll Hall of Fame, e këtë sivjet e arritën bendet e famshme Journey dhe Pearl Jam, YES, ELO, reperi i ndjerë Tupac dhe Joan Baez. Journey e kishte arritur kulmin e famës në vitet e 80-ta duke e vulosur trashëgiminë e tyre në muzikë me hitin e tyre “Don’t Stop Believing”. Ky bend ka shitur 48 milionë albume vetëm në SHBA. Edhe YES, një bend që kishte kultivuar zhanrin rok progresiv, madje para bendit Journey, pati nderin që të futet në sallën e famës së rokenrollit. Të njohur më shumë për gjeneratat e të 70-tave, ata ishin pjesë e grupeve që formuan identitetin e muzikës rok gjatë kësaj dekade thelbësore për këtë rrymë dhe kulturë. Në anën tjetër, Pearl Jam dhe Tupac i dhanë shumë muzikës dhe shoqërisë në vitet e 90-ta, ndonëse u përkisnin dy rrymave krejtësisht të ndryshme muzikore. Përderisa Pearl Jam kënduan një nën-zhanër roku të quajtur “grunge”, e që promovonte thjeshtësinë dhe të qenit autentik, reperi i famshëm amerikan Tupac ishte njëri nga artistët që e shndërruan hip hopin në fuqinë muzikore që është tash, duke shtjelluar shumë tema dhe shqetësime të kohës gjatë së cilës ai kishte jetuar dhe vepruar.Veprimtaria e tyre muzikore atëbotë kishte tejkaluar kufijtë e muzikës, duke pasur ndikim të madh edhe në rrjedhat shoqërore.