Kështu mund t’i shëroni duart e thata të cilat i keni larë shpesh për shkak të koronavirusit NULL NULL 22.03.2020 18:05 22.03.2020 18:05 Larja e shpeshtë e duarve është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pengojmë përhapjen e bacileve dhe viruseve, posaçërisht është bërë domosdoshmëri nga shfaqja e coronavirusit Problemi me larjen e tepërt të duarve është që ato mund të thahen, skuqen dhe fillojnë të na kruhen. Për të penguar keto dëmtime të lëkurës, mund të filloni të përdorni sapun pa aromë, i cili përmban më pak përbërës të cilët irritojnë lëkurën. Veç kësaj, rekomandohet që të përdorni krem hidratimi apo yndyrë pas çdo larjeje të duarve, ndërsa losionet duhet shmangur, sepse ato janë nuk kanë dendësi dhe shpesh përmbajnë alkool. Losionet nuk janë zgjedhje e keqe, mirëpo kremrat dhe yndyrat janë më të mira dhe kanë dendësi më të madhe. – Vazelina, për shembull, është yndyrë, dhe ajo e bën mirë punën – Dr. Samer Jaber, nga ordinaca “Washington Square Dermatology“ dhe propozon t’i shmangni produktet me aroma. Nëse duart ju kruhen apo ju rrjedhin gjak për shkak të thatësisë, duhet t’i lyeni me vazelinë dhe të përdorni doreza pambuku kur të flini gjumë. Në mëngjes duart do t’ju jenë të shëruara. Nëse edhe këto nuk ndihmojnë, me siguri është koha të këshilloheni me dermatologun, i cili me siguri do të mund t’ju japë kremin që do t’ju ndihmojë më shumë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 21 orë më parë