Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kështu e komenton Koci reagimin e Sveçlës ndaj tij (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2025 18:43

Avokati Arianit Koci sot në emisionin “DPT te Fidani” ka komentuar sjelljen e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kur ai po protestonte para Kuvendit të Kosovës.

Koci në lidhje me këtë u shpreh se është befasuar nga sjellja e tij dhe tha se i erdhi keq për të, përcjell Klankosova.tv.

“E patë sjelljen e Xhelal Sveçlës, e njoh që nga paralufta unë atë. Nuk ndodh asgjë, unë u befasova dhe më erdhi keq për të. Unë i thash “s’po ju vjen marre, kjo nuk ka arsyetim, pas 30 here nuk ia pranoi asnjë deputeti arsyetimi”.

“Ka ardhur situata që më nuk kemi çka flasim se kush është fajtor, por çka duhet të veprojnë ne në raport me këta. Ne po e dimë që fajn më të madhe ka Vetëvendosja që i ka 42.2 për qind, por unë personalisht e kam krijuar përshtypjen që edhe opozitës nuk po i shkon për shtati me shku përsëri në zgjedhje, se ka parti që ndoshta s’mund ta kalojnë më pragun, pa parti që nuk munden me u rritë”, u shpreh tutje Koci./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.