Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi propozimin e ShBA-së për armëpushim të përhershëm në Gaza NULL NULL 10.06.2024 22:05 10.06.2024 22:05 Arkiv: Këshilli i Sigurimit i OKB-së Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një votim të rezolutës mbi propozimin e ShBA-së për një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e pengjeve në Gaza. Rezoluta u miratua me 14 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim nga Rusia, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Propozimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, është përshkruar fillimisht nga presidenti amerikan Joe Biden, në fund të muajit të kaluar.