Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojë projekt-rezolutën për pezullimin e tregtisë së armëve me Izraelin NULL NULL 05.04.2024 12:33 05.04.2024 12:33 Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Foto: Getty Images Anëtarët e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut po debatojnë të premten mbi një projekt-tekst që bën thirrje për ndalimin total të tregtisë së armëve me Izraelin. Drafti u bën thirrje vendeve që të “ndalojnë shitjen, transferimin dhe devijimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake në Izrael”, në mënyrë që të parandalojnë shkeljet e mëtejshme të ligjit ndërkombëtar. Projekt-rezoluta është sjellë nga Pakistani, në emër të anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, me përjashtim të Shqipërisë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Drafti i tekstit nuk e përmend Hamasin me emër, por dënon gjuajtjen e raketave ndaj civilëve izraelitë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbetura. Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut e përshkruan veten si “një organ ndërqeveritar brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, përgjegjës për forcimin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në mbarë globin”.