Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilla si të veprojnë prindërit kur zemërohen me fëmijët e tyre (VIDEO)

NULL NULL
15.04.2024 20:09

Alba është një nga influenceret më të mëdha në rrjetet sociale të vendit tonë, e cila me aktivitetet e saj nxit shumë prindër që të mendojnë sa janë duke shpenzuar kohë kualitative me fëmijët e tyre.

Ajo sot tregoi, si duhet të veprojnë prindërit kur zemërohen me fëmijët e tyre, si ndikon tek zhvillimi i trurit të fëmijëve kur prindërit kalojnë kohë me ata, cilat janë ato gabime që i bëjnë prindërit me fëmijët e tyre, dhe shumëçka tjetër rreth raportit prindër- fëmijë.

”Zakonsht gjërat që i ndajë me nënat në rrjete sociale, janë të gjitha në lidhje me edukimin e fëmijëve se si ne të kemi qasje ndaj tyre, çdoherë mundohem që nënat mos të ndihen keq dhe t’a pranojnë dhe kuptojnë prindërimin në të gjitha dimensionet. Prindërimi sigurisht që ka shumë sfida dhe është e pamundur që mos të bëjmë gabime gjatë këtij rrugëtimi aq të gjatë. Për fëmijët, është shumë e rëndësishme që prindërit me e pranu gabimin dhe me kërku falje tek fëmija dhe të mundohemi që me e përmirsu herën tjetër, në këtë rast dhe fëmijët e kuptojnë që gjithë njerëzit mund të bëjnë gabime, është shumë normale dhe poashtu mësohen si të kërkojn falje. Ajo që mua më ka ndihmuar që të bëhem më e qetë është në momentin kur unë e kam kuptuar zhvillimin e fëmijës dhe jam munduar që me qetësi me arrit me bashkëpunu me fëmijën”, u shpreh Alba.

Për të shikuar intervisten e plotë, klikoni tek linku i mëposhtëm.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.