Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilla e Flori Mumajesit

NULL NULL
28.09.2015 18:20

Flori Mumajesi, emër i madh në muzikën shqiptare, ka zgjedhur rrjetin social Facebook të jap një këshillë mjaft të rëndësishme për jetën, njofton Klan Kosova.

Ai ka postuar një fotografi bashkë me një shkrim: “Lumturia është një rrugëtim, jo një destinacion. Puno sikur të mos kesh nevojë për para, dashuro sikur të të mos kenë lënduar kurrë dhe kërce sikur mos të të shihte njeri. Kujto se lëkura rrudhet, flokët bëhen të bardhë dhe ditët bëhen vite. Por, kryesorja nuk ndryshon – forca dhe bindja jotë nuk ka moshë! Shpirti yt është ai që largon tutje çdo ngatërresë që mund të jetë krijuar në të. Pas çdo fundi ka një fillim të ri, pas çdo arritje ka një sfidë tjetër për t’u kapërcyer. Përderisa je gjallë, ndjehu I tillë, shko përpara edhe kur të gjithë presin rrëzimin tënd”.

Nuk është hera e parë që kënëgtari shkruan diçka të tillë, ai përdorë mjaft shumë rrjetet sociale për të shprehur kënaqësitë dhe pakënaqësitë e tij.

“Nallane”  është hiti i tij i fundit, për të vazhduar më tej me këngë dhe projekte të reja.

 

 

lajme të ngjashme