Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kervan: Së shpejti një delegacion ukrainas vjen në Kosovë, janë për njohje të pavarësisë (VIDEO)

NULL NULL
nga Enis Reçica 12.10.2022 13:13

Gjatë mbledhjes të së martës, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

Por, në anën tjetër, vet shteti i tij, Ukraina, nuk e njeh Kosovën ende.

E për këtë çështje, deputeti kosovar, Enis Kervan, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se disa deputet do të vijnë në ditët në vijim në Kosovë, ku do kenë edhe vizitë në Kuvendin e Kosovës. Kervan, tha se në bazë të bisedave me deputetët ukrainas, ata janë për njohjen e pavarësisë, dhe kjo çështje mund të ndryshoj shpejt atje.

Deputeti turk në Kosovë, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Kosova tashmë e ka grupin e miqësisë Kosovë-Ukrainë, dhe se ky delegacion që do të vije në Kosovë, punën e parë që do ta bëjnë, me t’u kthyer në Kiev, do jetë formimi i grupit parlamentar të miqësisë Ukrainë-Kosovë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.