Kerry: Lufta kundër ISIS, e gjatë NULL NULL 18.05.2015 11:28 18.05.2015 11:28 Sekretari amerikan John Kerry këtë e ka thënë pasi që shteti islamik dje e ka marrë kontrollin ndaj qytetit Ramadi, qindra kilometra nga Bagdadi. Sekretari amerikan John Kerry ka thënë se lufta kundër ISIS-it në provincën irakiane Anbar do të zgjasë gjatë. Por ai beson se forcat irakiane përsëri do ta marr kontrollin e qytetit Ramadi. Kerry këtë e ka thënë pasi që shteti islamik dje e ka marrë kontrollin ndaj qytetit Ramadi, qindra kilometra nga Bagdadi. Në luftime kanë vdekur 500 njerëz, ndërsa 8 mijë persona e kanë lëshuar qytetin. ISIS ka vazhduar ofensivën edhe në Siri, ku luftërat janë bërë rreth qytetit antik Palmira. Në konfliktin rreth qytetit Palmira kanë vdekur 315 njerëz në mesin e tyre 123 ushtarë, 135 pjesëtarë të ISIS-it dhe 57 civilë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.