Kerr shëtitë qenin NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Miranda Kerr, që prej disa kohësh është duke u shoqëruar me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. Por Kerr, të mërkurën nuk doli me Spiegel, por vendosi që ditën ta kalojë me qenin e saj, transmeton Klan Kosova. 32 vjeçarja dukej e mrekullueshme si gjithmonë, e veshur me një palë pantollona me ngjyra dhe një bluzë të shkurtë që ia mundësonte të shihej barku i sheshtë. Kerr ka qenë e martuar me aktorin Orlando Bloom, por janë ndarë në vitin 2013. Nga kjo martesë që zgjati 3 vite, çifti kanë një djalë të quajtur Flynn.