Kërpudhat “bashkojnë” qytetin e Mitrovicës (VIDEO) NULL NULL 02.06.2016 21:31 02.06.2016 21:31 Në fshatin Gushafc të Mitrovicës është përuruar fabrika e për prodhimin e kërpudhave, Hirano Mushroom. Pos kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, që është bashkëpronar i saj, në këtë ceremoni erdhi edhe homologu i tij nga veriu, Goran Rakiq. Asnjëri nuk foli për ndasitë në qytetin e tyre ndërsa presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli bëri hapjen zyrtare të kësaj fabrike. Ndërsa drejtori i kompanisë, Valdrin Lluka tregoi se në këtë kompani aktualisht janë të punësuar 70 punëtorë, njofton Klan Kosova. Ky projekt është bashkëpunim i disa investitorëve nga Japonia, Holanda, Franca e Kosova ndërsa ndërtimi i gjithë kësaj fabrike që u tha të jetë më e madhja në Ervopë, ka kushtuar 5 milion euro. Kronikë nga Dibran Istrefi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025