Kërkon falje Manaj NULL NULL 14.10.2015 17:30 14.10.2015 17:30 Talenti 18- vjeçar i Interit, Rey Manaj i ka kërkuar falje trajnerit De Biasi për reagimin e ashpër të postuar dje në profilin e tij “Facebook”. Në një bisedë për “FC Inter News”, Manaj i kërkon ndjesë italianit për përgjigjet e dhëna, ku justifikohet me faktin që është keqinterpretuar nga fjalët që i kanë thënë. ” Dua ti kërkoj falje De Biasit, nuk e kam verifikuar atë çfarë më kanë thënë. Jam i ri dhe impulsiv, por edhe inteligjent. Do ta telefonoj së shpejti, uroj të mbyllët së shpejti ky keqkuptim i ardhur nga mediat”, shkruan panorama. Nuk ka munguar as komenti për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016 nga sulmuesi zikaltërve. “Jam shumë i lumtur, De Biasi dhe lojtarët e kanë merituar objektiv. Uroj që në të ardhmen të kenë kënaqësi të tilla sepse tifozët tanë e meritojnë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025