“Kërkoi ndihmë për ta tërhequr trupin e Bunjakut”, Dëshmia rrëqethëse e policit në rastin “Banjska” NULL NULL 09.06.2025 15:36 09.06.2025 15:36 Në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka dhënë dëshminë edhe Çlirim Shaqiri për rastin “Banjska” – atje ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku. Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani ka dhënë detaje mbi procesin e gjykimit, dhe ndau copëza nga dëshmitë e dy zyrtarëve policorë të cilët ende nuk janë kthyer në shërbim të vendit për shkak të gjendjes së rënduar. “Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri dhanë dëshmitë e tyre si dëshmitarët kryesorë derisa përshkruajtën në detaje krejt ata që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Alban Rashiti tha që ka pasur plagë në pjesën e majtë të trupit dhe në këmbë, por edhe në shpinë nga një predhë e cila kishte mbetur në antiplumbin që kishte veshur. Trupin e Afrim Bunjakut e kishte marrë Çlirim Shaqiri i cili ishte në veturë dhe kishte kërkuar ndihmë për ta tërhequr trupin. Ai tha se e ka pasur shumë të vështirë ta bëjë pasi vetura që ishte nisur ishte ndalë nga të shtënat e mëdha që po vinin nga grupi i serbëve terrorist. Kishte tentuar që edhe me një veturë tjetër ta merrte trupin e Afrimit. Ishin nisur për në spital aty në Mitrovicë, megjithatë që për shkak të sulmeve që pati në vendngjarje ishte e vështirë t’i ofrohej ndihma e parë atij, por kishin vërejtur që nuk kishte puls në trupin e tij”, tha gazetarja Tërshani, njofton Klankosova.tv. Ajo tregoi se dëshmitarët thanë se asnjëherë nuk kishin parë e as dëgjuar për një sulm të tillë dhe armaturë që kishte ardhur në Kosovë. Poashtu, Tërshani theksoi se policët u shprehën se nuk janë ende të aftë për të shërbyer në veri apo në pjesë të tjera të Kosovës. Të gjitha detajet nga ky gjykim do të mund t’i ndiqni në edicionin qendror të lajmeve në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025