Kërkohet që Kobe Bryant të përjetësohet në logo të NBA-së NULL NULL 28.01.2020 09:03 28.01.2020 09:03 Më shumë se një milion njerëz kanë mbështetur një peticion përmes të cilin kërkohet që imazhi i Kobe Bryant të përdoret si logo e re zyrtare e NBA-së. Bryant, i cili konsiderohej si një nga basketbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit, vdiq të dielën. Ai dhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna, ishin në mesin e nëntë personave që vdiqën në një përplasje me helikopter në Kaliforni. Themeluesi i peticionit Nick M shkroi “Me kalimin e parakohshëm dhe të papritur të Kobe Bryant të madh, ju lutemi nënshkruani këtë peticion në një përpjekje për ta përjetësuar atë përgjithmonë si logoja e re e NBA”. Mbështetësit gjithashtu kanë postuar versionet e tyre të logos, duke u bërë kreativë me siluetën e Bryant. Logoja e tanishme është krijuar nga Alan Siegel, dhe përmban siluetën e një tjetër lojtarit të shkëlqyer të LA Lakers, Jerry West, i cili është 81 vjeç. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 38 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 49 minuta më parë