Kërkohet paraburgim për Bleon Dibranin, të dyshuarin për vrasjen në Vushtrri NULL NULL 24.03.2025 15:50 24.03.2025 15:50 Bleon Dibrani, i dyshuari për vrasjen në Vushtrri. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për Bleon Dibranin, të dyshuari për vrasjen e Ardit Zymerit në Vushtrri. Në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se seanca për caktimin e paraburgimit të tij do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përcjell Klankosova.tv. “I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”. “I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale. Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet tutje në njoftim,