Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet paraburgim ndaj policëve që rrahën qytetarin në Klinë (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2025 12:22

Sot në Gjykatën Themelore të Pejës – Dega në Klinë, është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tre zyrtarëve policorë, Nezir Gashi, Shkëlqim Salijaj dhe Enis Elezaj, që dyshohet se të shtunën keqtrajtuan një qytetar gjatë arrestimit në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë.

Pamjet nga rasti ishin publikuar të dielen, kanë ngjallur reagime lidhur me sjelljen e zyrtarëve të uniformuar.

Ndaj tyre është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.

Prokurorja Majlinda Nallbani-Gacaferi, ka thënë se nëse ata lihen të lirë, atëherë ekziston rreziku i manipulimit të provave.

“Ose pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmitarëve. Edhe në stacionin policor nuk ishin provat e njëjta me ato që janë parë në video”, deklaroi ajo.

Por, ky pretendim është kundërshtuar nga avokat mbrojtës.

Ata kanë kërkuar masën e “arrestit shtëpiak”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.