Kërkohet paraburgim ndaj burrit që vrau gruan në Pejë NULL NULL 16.04.2024 19:16 16.04.2024 19:16 Arkiv: Gjykata Themelore Pejë Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Edmond Lajqi, për vrasjen e bashkëshortes së tij. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai poashtu bëri të ditur se seanca pritet të mbahet sonte në Gjykatën Themelore të Pejës. “Është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit për vrasje të gruas se tij. Seanca pritet të mbahet sonte në Gjykatën Themelore të Pejës”, tha Shkodran Nikçi për klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 15 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 22 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day