Kërkohet padi për “Kumanovën” NULL NULL 26.05.2015 08:09 26.05.2015 08:09 Javën e ardhshme Prokuroria e Shtetit të Kosovës mund t’i nisë hetimet rreth vrasjes së nëntë shtetasve të Kosovës në konfliktin e armatosur në Kumanovë sapo Departamenti Mjeko-Ligjor ta dorëzojnë raportin me shkrim të autopsisë, transmeton zëri.info. Është përfolur se disa nga nëntë të vrarët në përleshjen e 9 dhe 10 maj në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, mund të jenë ekzekutuar pas dorëzimit të tyre gjatë aksionit të policisë dhe të ushtrisë maqedonase, por që raporti i mjeko-ligjorëve të Kosovës, që pritet të përpilohet gjatë kësaj jave, mund t’i hapin rrugë prokurorit të rastit, Ali Rexha, që t’i nisë hetimet javën e ardhshme. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se një raport i detajuar rreth autopsisë në Prishtinë do të përpilohet gjatë javës dhe si e tillë do t’i dërgohet prokurorit të Prokurorisë Speciale, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë