Kërkohet ndihmë urgjente për Denis Gashin, të riun që pësoi aksident të rëndë në Pejë NULL NULL 23.02.2023 09:12 23.02.2023 09:12 I riu Denis Gashi nga Peja gjatë muajit janar kishte pësuar një aksident trafiku ku ishte lënduar rëndë. Gjendja shëndetësore e të riut është përkeqësuar ditët e fundit andaj, familjarë të tij kanë njoftuar se Denisi ka nevojë për trajtim jashtë vendit, ku nevojitet një shumë e madhe e parave. Për shkak se familja nuk mund ta përballojë koston e shpenzimeve ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të kontribuojnë për të ndihmuar në shërimin e tij. Për t’i dalë në ndihmë Denisit, edhe një llogari në “Gofundme” është hapur ditë më parë në emër të Rijard Sadrijit. https://www.gofundme.com/f/ta-ndihmojme-denisin?qid=6fa8f567b27109f197759b7a7b6b553c “Luten te gjithe vullnetmirët që me aq sa kanë mundësi të kontribuojnë për të ndihmuar në shërimin e Denisit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë