Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit që rrahu një të mitur në Prizren

NULL NULL
07.07.2023 11:48
i kërkuari

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” që ka ndodhur me datën 7 qershor të këtij viti rreth orës 20:15 në rrugën “Hadi Kantarxhiu” në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, personi një fjalë dyshohet se ka sulmuar të dëmtuarin të mitur me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton Klan Kosova.

“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marrë autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit”, thuhet tutje.

Andaj, Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse kane çfarëdo informate, apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në fotografi, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

lajme të ngjashme