Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet ndërhyrja e Policisë, rrezikohen objektet e minierës në Trepçë nga punimet e paautorizuara

NULL NULL
23.03.2026 11:33

Trepça Sh.A ka njoftuar se janë ndërprerë punimet e operatorit ekonomik “Hydro-Line SH.P.K” i cili siç thuhet në njoftim ka hapur rrugë përgjatë perimetrit të sigurisë së Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça – Stan Tërg.

Sipas njoftimit këto ndërhyrje janë kryer gjatë vikendit, në kohën kur administrata ka qenë në pushim, duke shmangur kontrollin institucional.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, Trepça Sh.A. ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente. Njëkohësisht, do të njoftohet edhe inspektorati i KPMM-së për shkak të ndërhyrjes në licencën e shfrytëzimit 2311/KPMM/2024, e cila përfshin edhe sigurinë e Depos së eksplozivit.Trepça Sh.A. u bën thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme për ndalimin e këtyre veprimeve dhe garantimin e sigurisë së objekteve strategjike”, thuhet në njoftimin e Trepça Sh.A.

lajme të ngjashme