Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohen ndryshime në pakon e ligjeve për Gjykata (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2016 20:14

Ende nuk janë bërë një vit që pakoja e ligjeve për drejtësinë ka hyr në fuqi.

Por, organet që kanë për detyrë t’i zbatojnë ato, po kërkojnë që të ndryshohen të paktën 4 prej tyre.

Drejtuesit e Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial, po thonë se janë vërejtur të meta në Ligjin për Gjykata, atë për Këshillin Gjyqësor, Prokurorin e Shtetit dhe Këshillin Prokurorial.

Këto vërejtje i paraqiti edhe Agim Maliqi, në një tryezë të organizuar nga Komisioni për Legjislacion në bashkëpunim me “Grupin për Studime Juridike e Politike”.

Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e opinioneve të ndryshme, në mënyrë që të bëhet sa më mirë plotësim ndryshimi i ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.