Kërkesa e Thaçit për lirim nga paraburgimi refuzohet nga Apeli i Speciales NULL NULL 06.04.2022 16:19 06.04.2022 16:19 Ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sërish i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi në Hagë. Paneli i Apelit të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar këtë kërkesë Thaçit, kjo pas refuzimit të gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi, njofton Klankosova.tv. “Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme dhe, në përputhje me rrethanat, e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e këtij paneli. Megjithatë, palëve u është dhënë kohë 10 ditë që të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months