Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kërcënon” Ronaldo: S’pranoj më pak se top treshen

NULL NULL
14.01.2022 13:29

Pesë herë Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, ka thënë që nuk do të pranojë më pak se të qenët brenda top treshes në Premier Ligë këtë stinor.

Kjo mund të tingëllojë si kërcënim për klubin e tij, Manchester United, që gjendet në pozitën e shtatë.

“Nuk e pranoj që mentaliteti ynë të jetë që të mos jemi brenda top treshes në Premier Ligë”, ka thënë Ronaldo.

“Mendoj që në mënyrë që të ndërtosh gjëra të mira, nganjëherë duhesh t’i shkatërrosh disa gjëra. Andaj pse jo – vit i ri, jetë e re, dhe shpresoj që Manchester United-i të jetë në nivelin në të cilin e duan fansat. E meritojnë atë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.