Kërcënohet kryeministri Kurti, shtohen forcat e sigurisë para shtëpisë së tij (FOTO) NULL NULL 27.10.2021 20:53 27.10.2021 20:53 Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar, prandaj forca të shtuara të sigurisë kanë shkuar në shtëpinë e tij. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar lajmin për Klankosova.tv. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”. Megjithatë, ai nuk dha detaje për natyrën e kërcënimit. Klankosova.tv është në pritje të përgjigjes edhe nga Policia e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.