Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërcënohet Avdullah Hoti, aktakuzë ndaj të dyshuarit

NULL NULL
24.07.2023 16:03
Avdullah Hoti
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, më 15 dhjetor të vitit të kaluar është kërcënuar në rrjetet sociale nga një person me inicialet R.S., duke i shkruar një koment që lidhet me punën e tij si deputet.

Në komentin që kishte qëllim frikësimin e Hotit, shkruante: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”.

Kjo kishte ngjallur ankth, frikë dhe pasiguri për jetën e ish-kryeministrit të Kosovës.

E lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “Kanosja”, njofton Klankosova.tv

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme