Kërcënim përmes telefonit, arrestohet i dyshuari NULL NULL 18.08.2022 08:57 18.08.2022 08:57 Të mërkurën në mbrëmje në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’. Sipas policisë, bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare bëhet e ditur se derisa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, njofton Klan Kosova. “Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”. “Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë