Keqpërdoren kartelat bankare të personave me probleme mendore, arrestohen drejtoresha me djalin (VIDEO) NULL NULL 20.01.2025 08:59 20.01.2025 08:59 Foto ilustruse. Policia e Kosovës. Policia e Kosovës gjatë fundjavës, ka arrestuar drejtoreshën e Qendrës për Mbrojtjen e Shëndetit Mendor në komunën e Deçanit, së bashku me djalin e saj, për dyshime të rënda mbi keqpërdorimin e të dhënave dhe pensioneve të pacientëve me probleme mendore. Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit dyshohen se kanë keqpërdorur kartelat mjekësore të pacientëve për të përvetësuar pensionet e tyre, njofton Klankosova.tv. Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar dhe janë marrë masat e nevojshme, përfshirë arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e provave. Prokuroria ka njoftuar po ashtu se do të kërkojë pezullimin e drejtoreshës nga detyra, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin. Ndiqeni kroniken e plotë, e raportuar nga gazetari Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë