Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Keni hedhur gjithmonë gabim lëngun e frutave në gotë (Video)

NULL NULL
04.12.2015 13:00

Nëse deri tani thjesht keni hapur tapën dhe keni hedhur lëngun e frutave në gotë nga kutia e saj, është një mënyrë e gabuar.

Ky mund të duket si veprimi më i lehtë, po gjithmonë kur dëshironi të pini një gotë në mëngjes ndodh të spërkateni në duar nga lëngu, apo të bjerë mbi tavolinë e në dysheme. Dhe kështu dhe dita e njeriut më optimist nis me një katastrofë.

Por një truk i vogël do ju shpëtojë jetën dhe humorin.

Zakonisht ne hapim tapën dhe e hedhim lëngun direkt në gotë. Në këtë mënyrë ai do të gurgullojë përsëri në kutinë e kartonit duke spëkatur gjithçka.

Pra, është një mënyrë e gabuar. Lëngu duhet të derdhet mbi pjesën e sipërme të kartonit në gotë, duke e bërë këtë proces më të lehtë.

Videoja e këtij truku është publikuar në YouTube nga CrazyRussianHacker, duke e bërë jetën më të lehtë me disa truke të vogla./tch

lajme të ngjashme