Këngëtarja e operës lind foshnjën në makinë NULL NULL 09.07.2021 14:06 09.07.2021 14:06 Përvoja e lindjes ishte e pazakontë për Emily Geller Hardman nga New York. 35 vjeçarja që është këngëtare e operës ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë mirëpo nuk e dinte se foshnja do lindte në makinë. E gjithë kjo ndodhi kur ajo ishte duke pushuar në dhomën e saj të hotelit dhe i filluan kontraktimet, njofton Fox News, transmeton Klan Kosova. Rrugës për në spital në veturën që po e voziste burri i saj , ajo lindi fëmijën pastaj emergjenca erdhi dhe e dërgoi në spital. Emily tha se kur lindi fëmija , burri i saj nuk ndaloi duke vozituar veturën dhe se ai tha “shiko një bebe në makinë”. Ndërsa Harman tha se ajo kurrë nuk e imagjinonte lindjen e fëmijës së saj të dytë në një autostradë të New Jersey, ajo kishte qenë duke u përgatitur tre vjet për një lindje natyrale pasi lindjen e parë e kishte bërë me operacion. Ajo shtoi se lindja e paplanifikuar dhe e pamjekuar ishte një përvojë “fuqizuese”./Klankosova.tv/.