Këngëtarja e njohur vdes pas një aksidenti me motor (VIDEO) NULL NULL 04.09.2019 12:30 04.09.2019 12:30 Haley Smith ka ndërruar jetë. Këngëtarja e cila ishte konkurrente në sezonin e 11-të të American Idol në vitin 2012, vdiq të shtunën pas një aksidenti me motor në Millinocket, Maine, sipas policisë lokale, transmeton Klan Kosova. Sipas raportit të policisë, motoçikleta e Haleyit doli nga një kthesë. Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes. Hetimet mbi aksidentin ende po vazhdojnë.