Këngëtari italian humb nervat në skenën e “Sanremo”-s (VIDEO) NULL NULL 08.02.2023 18:12 08.02.2023 18:12 Këngëtari italian Blanco ka vënë veten në pozitë të rëndë pas shkatërrimit të luleve në skenën e festivalit të muzikës “Sanremo” të martën mbrëma gjatë një shpërthimi të çastit pasi pati probleme me audion në kufjet e tij gjatë paraqitjes së këngëtar mysafir. 19-vjeçari ishte bashkëfitues i festivalit në fjalë në vitin 2022 bashkë me Mahmood për këngën e tyre “Brividi”, përfaqësuesja e Italisë e vitit të kaluar në “Eurovision Song Contest”, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, transmeton Klankosova.tv. Drejtori i festivalit dhe prezantuesi Amadeus tha se Blanco nuk do të paraqitet më siç ishte paralajmëruar për të mërkurën mbrëma. Në ndërkohë, shoqata e konsumatorëve “Codacons”, ka paraqitur ankesë në prokurori për shkatërrimin e luleve dhe për koston shtesë të buxhetit publik. “Sanremo” organizohet nga transmetuesi publik “Rai”. /Klankosova.tv