Këngëtari indian Sidhu Moose Wala, u vra me 24 plumba NULL NULL 31.05.2022 12:59 31.05.2022 12:59 Këngëtari Indian Sidhu Moose Wala u vra me 24 plumba, thanë zyrtarët shëndetësor që kishin akses në raportin e tij të autopsisë. Shubhdeep Singh Sidhu, i njohur gjerësisht si Sidhu Moose Wala, u qëllua nga njerëz të paidentifikuar teksa udhëtonte të dielën në mbrëmje. Ai ishte 28 vjeçar. Mijëra fansa u mblodhën jashtë shtëpisë së fshatit të tij për të bërë nderimet e tyre. Në lidhje me vrasjen janë arrestuar gjashtë persona. Sulmi ndodhi një ditë pasi siguria e tij u shkurtua nga qeveria e shtetit dhe vrasja ka çuar në një stuhi politike, duke shkaktuar zemërim masiv nga fansat dhe liderët e opozitës. Kryeministri i Punjabit, Bhagwant Mann, ka urdhëruar një hetim të udhëhequr nga një gjykatës i gjykatës së lartë për incidentin, transmeton Klankosova.tv. Punjab | A huge crowd gathers outside the residence of #SidhuMooseWala in Mansa; his body has been brought here from Mansa Civil Hospital. pic.twitter.com/NmBnyognJW — ANI (@ANI) May 31, 2022