“Kemi pasur invalidë e të sëmurë”, banesat po bëhen me ashensorë (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 01.12.2024 11:40 nga Arbreshë Uka 01.12.2024 11:40 Për 34 vjet objekti 11 në Kompleksin ”Banesat e Bardha”, nuk pati ashensor. Ndaj edhe qytetari Enver Leci, që është ndër të parët si banorë i këtushëm më shumë sfida qarkullonte nga kati i pestë në zero për nevojat ditore, transmeton klankosova.tv. Siç thotë vet ai, brenda ditës lëshohej deri në 6 herë e duke i ngjitur 400 shkallë dhe po aq gjatë zbritjes. Por këto vështirësi kanë marrë fund gjatë kësaj javë, pas shumë ankesave e kërkesave t që blloku i tyre të bëhej me lift, tashmë ata vese po e shfrytëzojnë ashensorin e munguar për dekada. Jo vetëm në lagjen Bregu i Diellit por edhe në disa të tjera të zonës urbane, drejtoria e shërbimeve publike për këtë vit po i instalon vetëm 10 ashensorë, kërkesa këto që datojnë nga 2016-ta e që janë mbi 80. Edhe 10 sosh do të vendosen vitin tjetër, me planin që në një të ardhme të afërt të gjitha banesat kolektive të ndërtuara në ish-sistem, lëvizjen ta kenë të lehtësuar dhe jo duke u ngjitur shkallëve. Për të moshuarit mungesa e një ashensori ua vështirëson jetën më të madhe, shto faktin nëse ata jetojnë në katet e larta. I gjithë ky investim është bërë 90% nga ana e komunës sa i përket financimit dhe blerjes së një lifti dhe 10% participim nga qytetarët. Për banorët shuma monetare ka qenë e përballueshme më të cilën ka kontribuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 19 orë më parë