“Këmba e djathtë e Ronaldos, e majta e Messit”, Harry Kane krijon futbollistin e tij perfekt NULL NULL 18.10.2025 07:46 18.10.2025 07:46 Kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka zbuluar atributet që ai beson se do të përbënin futbollistin perfekt. Sulmuesi kombinoi cilësitë më të mira të elitës së futbollit modern. Në një intervistë me Daily Mail, transmeton Klankosova.tv, Harry Kane tha se lojtari ideal duhet të ketë këmbën e djathtë të Cristiano Ronaldos, të majtën e Lionel Messit, shpejtësinë e Alphonso Davies dhe fuqinë fizike të Erling Haaland. Ai gjithashtu do të merrte inteligjencën futbollistike të Sergio Busquets dhe individualitetin e John Stones. BUILD A PLAYER with Harry Kane 👀🤩 Train Like The Pros. You can purchase STATSports Academy now via https://t.co/LqSARE3Pqw pic.twitter.com/khWYlhagLl — Daily Mail Sport (@MailSport) October 16, 2025 Këtë sezon, Harry Kane po i mahnit të gjithë me aftësitë e tij në shënimin e golave - ai ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë tre asiste në vetëm 13 ndeshje në të gjitha garat. /Klankosova.tv