Kelmendi: Si trajnere më vështirë sesa si garuese NULL NULL nga Naim Selmani 31.03.2023 11:12 nga Naim Selmani 31.03.2023 11:12 Kampionia e parë olimpike nga Kosova në xhudo Majlinda Kelmendi ka folur për angazhimin e saj të ri tani në cilësinë e trajneres. Ajo foli për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar përcjell klankosova.tv. Ndër të tjera 31 vjeçarja potencoi se nganjëherë puna si trajnere po i del më e vështirë se ajo sa ishte garuese. Kelmendi po ashtu shtoi se po i mungon aktiviteti si xhudiste por e pranon se trupi nuk po e përballonte më të qëndronte në nivele të larta. Por ajo për olympics.com e pranoi se për zejen e trajneres kishte menduar edhe para pensionimit pasi kur është në tatami pa marr parasysh pozitën ajo ndihet mirë dhe është vetja. Majlinda Kelmendi natyrshëm foli edhe për ish trajnerin e saj Driton Kukën. Ajo shtoi se Toni është trajneri më i mirë në botë dhe ka shumë për të mësuar nga ai, dhe se puna e tij bazohet në shumë disiplinë dhe nëse i zbaton rregullat e tij bëhesh një xhudist i suksesshëm.
Basketboll Katër përballje të nxehta u zhvilluan në ‘Play-Off’ të NBA, Sacramento befason kampionin 16/04/2023