Kelmendi për statusin e Muratit rreth veteranëve: Çka t’iu thuhet fëmijëve të Jasharëve? NULL NULL 30.06.2022 19:48 30.06.2022 19:48 Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar për statusin e vitit 2016 të ministrit Hekuran Murati rreth veteranëve të UÇK-së. Kelmendi tha se prej se ekzistojnë shkronjat, UÇK, të cilat ai i quajti të arta, sipas tij, s’ka ofendim më të madh se të thuhet “më mirë të kishim paguar mercenarë për luftën” “Çka t’iu thuhet fëmijëve jetimë të pjesëtarëve të UÇK-së që kanë rënë në luftë me forcat serbe, çka t’iu thuhet pjesëtarëve të UÇK-së që i kanë lënë në front gjymtyrët e trupit?! Çka t’iu thuhet fëmijëve të Jasharëve, fotografinë e të cilëve e shpërndajmë çdo fillimmars?!”, ka shkuar Kelmendi, njofton Klankosova.tv. Tutje, drejtori gjeneral i Klan Kosovës tha se kësi ofendimi nuk kanë bërë as krerët serbë si Vuçiq e Daçiq. “Kur ne i përdhosim në këtë mënyrë ata që u flijuan për ne, atëherë as nuk meritojmë më mirë!”, shkroi Kelmendi. Kujtojmë se statusi i ministrit Murati, nuk figuron më në llogarinë e tij në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 49 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë