Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kelmendi: Nëse Vuçiqi vjen në Kosovë e bën për të treguar se nuk jemi shtet për Serbinë

NULL NULL
01.07.2024 15:36
Analisti, Muhamet Kelmendi
Analisti, Muhamet Kelmendi

“Nëse Vuçiq vjen pa leje në Kosovë, ai do të arrestohet”, kjo është deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ky reagim erdhi pasi postere me fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit u vendosën të dielën në katër komunat në veri të Kosovës, shkruan Klankosova.tv.

Përveç fotografisë së presidentit serb, në to shkruhej edhe mesazhi ‘komandant supreme ju presim’.

E lidhur me këtë ka folur në Kosova Today, analisti Muhamet Kelmendi, i cili u shpreh se nëse Vuçiqi hyn më Kosovë, e bën për dy qëllime.

E para për të treguar se Kosova nuk është shtet për Serbinë, dhe arsyeja e dytë sipas Kelmendtit, Vuçiqi si president i Serbisë mund të shkojë në pjesën jugore të Serbisë kur të dëshirojë.

“Lëvizjet serbe që ekzistojnë në Kosovë, të armatosura dhe të përgatitura, e që po përgatiten edhe në Serbi, ku kohë pas kohe futen në Kosovë me aksione, që për ne si shtet janë terroriste, kriminale dhe duhet të dënohen, dhe natyrisht nga ana tjetër për serbët dhe Serbinë, si dhe për kriminelin e luftës, Vuçiqin janë një lëvizje atdhetare, çlirimtare”, u shpreh analisti.

“Nëse Vuçiq hyn në Kosovë e bën për dy qëllime, një, së pari për të treguar se Kosova nuk është shtet për Serbinë dhe se Vuçiqi si president i Serbisë mund të shkojë në pjesën jugore të Serbisë kur të dëshirojë”.

“Andaj është edhe përgjigja e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, se nëse hyn brenda në Kosovë do të burgoset, që është normale”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.