Kelmendi: Kurti me ligjin për martesa mes gjinisë së njëjtë po i vret familjet kosovare NULL NULL 23.02.2022 14:21 23.02.2022 14:21 Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po i vret familjet kosovare me Projektkodin Civil, i cili lejon martesat mes gjinive të njëjta. Ai tha se nëse Serbia i vrau shqiptarët me armë, Albin Kurti po i vret me këtë ligj. “Martesat brenda të njejtës gjini janë në kundërshtim të plotë me qenien njerëzore. Këto martesa janë vrasësi kryesor i familjes. Qeveria Kurti jo vetëm që i mashtroi qytetarët, iu rëndoi edhe ma shumë gjendjen ekonomike, por tani me këtë Projekt-Kod po e shkatërron shtyllën kryesore të shtetit, familjen”.