Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër NULL NULL 25.06.2025 23:33 25.06.2025 23:33 Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka folur pas intervistës që e pati me anëtarin e kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj. Kelmendi e përmendi deklarimin ekskluziv të Hoxhajt i cili tha se në zgjedhjet e ardhshme planifikon të kandidojë për kryetar të PDK-së dhe theksoi së do ta votonte një koalicion PDK-VV. “Të gjitha këto, derisa në një studio tjetër, në orar të njëjtë, Memli Krasniqi, i rizgjedhur kryetar gjatë vikendit, po e thoshte krejt të kundërtën, se LVV-ja nuk mund të llogarisë në koalicion me PDK-në dhe se ‘e kanë listën serbe’”. “Vijat e kuqe me LVV-në, Hoxhaj i quajti kalkulime parazgjedhore të partive. Përndryshe, intervista e Hoxhajt në Rubikon nuk ishte e paralajmëruar në faqen në Fb të PDK-së, derisa paraqitjet e tjera televizive po”, shkroi Kelmendi, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Kelmendi tha se kjo është garë e brendshme e ideve në PDK, mes ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Hoxhaj, me kryetarin aktual, Krasniqin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025