Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kelmendi flet për intervistat që i realizoi me Kadarenë, tregon se çfarë i tha për Rugovën (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2024 14:35
Gazetari Adriatik Kelmendi
Gazetari Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka folur për eksperiencat e tij gjatë intervistave që i zhvilloi me shkrimtarin Ismail Kadare, kjo në ditën e vdekjes së tij.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Kadare ishte një erudit me të cilin mund të flisje për sfera dhe tema të ndryshme.

“Ka qenë e vështirë derisa e kam bërë intervistën e parë menjëherë pas luftës, pastaj kam vazhduar me disa intervista të tjera sa herë ai në Kosovë, disa herë edhe në Paris, besoj se jam gazetari kosovar që e ka intervistuar më së shumti pas luftës në Kosovë”, ka thënë Kelmendi.

“Mbi të gjitha ishte i këndshëm në bisedë, natyrisht kur e ke përballë një erudit të tillë, mund të flisje për tema nga historia, nga aktualiteti, nga mitet, nga akuzat. Por edhe një veçori që e kishte, ai nuk ia ka përtuar as polemikave, ai ka qenë një polemist i madh”.

Kelmendi ka treguar fjalët që i kishte thënë Kadare në njërën prej intervistave për presidentin historik, Ibrahim Rugova, për një polemikë që kishin ngritur të dy të ndjerët.

“Ai ka ditur se kur kanë shkuar gjërat larg të bëjë edhe një tërheqje. Në njërën nga intervistat që kam pasë me të, ne i ktheheshim polemikës e disa mospajtimeve që kishte me presidentin historik, Ibrahim Rugova”.

“Kjo intervistë ishte pasi Z. Rugova ishte ndarë nga jeta, dhe ai thotë: ‘E quam shumë larg atë  përplasje ishte meritë e tij e Rugovës që nuk kaluam në marrëzi’. Por, ky e bënë veten përgjegjës që ai ndoshta do të shkonte më larg, por ishte meritë e Rugovës që nuk shkoi atje”, ka pohuar Kelmendi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.