Kelly urdhërohet të paraqitet në gjykatë NULL NULL 11/08/2015 11/08/2015 Aktorja Kelly Rutherford është futur në telashe pasi nuk i ka dorëzuar fëmijët e saj tek ish bashkëshorti, transmeton Klan Kosova. Për këtë shkak gjykata e ka urdhëruar atë që të paraqitet të martën me fëmijët e saj. Sipas TMZ-së, gjykata e ka marrë këtë vendim me kërkesë të ish bashkëshortit të saj Daniel Giersch, i cili supozon se Kelly është rrëmbyese e fëmijëve, e cila nuk ka të drejtë t’i mbajë ata pas përiudhës së vizitave që cila mbaroi javën e kaluar. Ndërsa Kelly ka deklaruar se ajo ka qenë në gjykatën e Los Angeles dhe New York dhe gjykatësit në të dyja këto shtete i kanë thënë se ata nuk kanë juridiksion mbi këtë rast, kështu që askush nuk mund ta urdhërojë atë që t’i kthejë fëmijët.